Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Aklik Kraja, i ftuar në "Ekopolitikë" tha se qeveria jep fonde vetëm për bashkitë e majta pavarësisht se ato janë më të vogla për numër popullsie. Bekim Murati, drejtor i agjencisë së pushtetit vendor kundërshtoi faktet.

Pjesë nga debati:

Kraja: Reforma territoriale ka krijuar një hendek ku fuqizimi i agjencive rajonale që do të jepte grande për projektin më të mirë të bashkive, ka arritur në një diskriminim politik të taksapaguesve shqiptarë, ku bashkitë e majta edhe pse janë më të vogla marrin deri në 40 herë më shumë se sa një bashki e djathtë.

Murati: Jeni të pa informuar. Nuk i keni parë shifrat e buxhetit 2019. Ne i trajtojmë njësoj të 61 kryetarët e bashkive. Në të gjitha bashkitë ka qytetarë që duhet t'i shërbejmë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kraja-bashkite-e-djathta-marrin-deri-ne-40-here-me-pak-investime-nga-qeveria