VLORË - Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen ?Uji i Ftohtë?.<br /><br />Report Tv raporton se një automjet tip "Smart" ka marrë flakë, ku si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave "Audi" dhe "Landrover" në pronësi të shtetasit E.H.<br /><br />Ende nuk dihet nëse zjarri në 'Smart' ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që, grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
