Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka garantuar qytetarët se nuk do të ketë rritje te tarifave dentare. Në një prononcim paraditen e sotme, ministrja është shprehur se Urdhri i Stomatologut nuk ka asnjë kompetencë që të vendosë për çmimet, prandaj çështja është ndërguar në gjykatë.

?Ministria e kundërshtuar këtë vendim, pasi është i pazbatueshëm. Urdhri i Stomatologut ka kaluar kompetencat. Ne kemi dërguar në gjykatë një kërkesë padi për anulimin e këtij ligji. Garantojmë qytetarët që nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme, pasi nuk është kompetencë e Urdhrit ky vendim.

Të gjitha organet janë duke bashkëpunuar. Vendimi është i pa aplikueshëm dhe i pabazuar në ligj. Ndaj jo vetëm ministria e Shëndetësisë, por edhe instancat e tjera që janë pjesë e kësaj iniciative janë nën vëzhgim. Por garantojmë qytetarët që nuk do të ketë asnjë aplikim të asnjë vendimi që është në tejkalim të kompetencave? deklaroi ministrja.

Dy ditë më parë Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend do aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë hapa konkretë kundër vendimit të Urdhrit të Stomatologëve për të dyfishuar çmimet e shërbimeve dentare. Kjo Ministri i është drejtuar dje Gjykatës Administrative për të rrëzuar këtë vendim. Report Tv siguroi padinë e Ministrisë së Shëndetësisë depozituar në Gjykatë