Pas takimit me studentët e Fakultetit Juridik që kërkojnë lirimin e mjediseve të shkollës për të rinisur proçesin mësimor, Rektori Mynyr Koni ka pritur këtë të shtunë një grup nga studentët e ngujuar.

Për rreth 60 minuta ata kanë biseduar rreth situatës së krijuar në Fakultetin e tyre dhe për kërkesat që parashtrojnë.

"Ne kërkuam mbështetjen e rektorit për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë".

"Do jetë senati që do të marrë një vendim".

Mësimi ka vijuar edhe këtë të shtunë në godinën e Universitetit Politeknik, për të zëvendësuar orët e humbura mësimore.

Paralajmërimi i pedagogëve për fillimin e një greve të përgjithshme në rast se Qeveria nuk merr masa konkrete për zbatimin e kërkesave të tyre, ku përfshihet fillimi i procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, është komentuar nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Nga emisionin ?Zonë e Lirë? ministrja tha se ligji i arsimit nuk mund të rrëzohet brenda një jave.

Ministrja shtoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë letër zyrtare nga pedagogët për kërkesat e tyre.