Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #alergologet
Mjekë nga Shqipëria dhe Kosova u bënë bashkë në konferencën e parë mbarëkombëtare të mbajtur në tiranë për alergologjinë. Në diskutimet kryesore ishin sëmundjet alergologjinë dhe shtimi i tyre në vendin tonë, ku sipas të dhënave nga mjekët, ccdo 10 vjeçar këto sëmundje shtohen 50% .

Alergologjia dhe zhvillimet e saj. Është kjo tema kryesore ajo që bëri bashkë mjekë të shquar nga Shqipëria dhe Kosova në fushën e alergologjisë. Shtimet e rasteve, shkaqet por edhe mundësitë e minimizimit të tyre ishin disa prej diskutimeve kryesore të cilët kolegët homologë i shkëmbyen me njeri tjetrin.

Hoxha: Është një traditë mes Shoqatës tonë të Alergologjisë dhe Shoqatës së Alergologëve të Kosovës. Por e institucionalizuar si konferencë mbarë kombëtare në lidhje me të rejat dhe zhvillimet e fundit në fushën e alergologjisë.

Në vendin tonë çdo dekadë ka 50 % më shumë të prekur nga sëmundjet alergologjike.

Hoxha: Tashmë po shndërrohen në epidemi, si te moshat e rritura ashtu edhe tek moshat fëminore. Mjafton të themi që sëmundjet alergjike rriten me 50% për çdo dekadë.

Konferenca në vendin tonë mbahet për herë të 24, duke risjellë çdo vit në vëmendje kujdesin shëndetësor që duhet të tregojnë qytetarët shqiptarë ndaj sëmundjeve alergologjike.

Sipas OBSH rreth 250 milion njerëz të moshave të ndryshme, vuajnë nga astma në botë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konferenca-e-mjekeve-alergologe-mjeku-hoxha-cdo-dekade-shtohen-te-semuret-me-alergji