Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në muajin shkurt Bashkia e Tiranës pritet të nisë ndërtimin e 5 shkollave të reja, nga 17 që do të jenë në total, brenda muajit qershor. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili garanton se nuk do të ketë më mësim me turne në shkollat e kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës këtë vit do të ndërtojë 17 shkolla në kryeqytet, ndërsa puna për 5 të parat do të nisë muajin e ardhshëm.

Lajmin e dha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë përurimit të lulishtes dhe këndit të ri të lojërave pranë stadiumit ?Arena Kombëtare?, duke garantuar zgjidhjen e problematikës së mësimit me dy turne.

Erion Veliaj: ?Ky do të jetë një vit ku jo vetëm do të vazhdojmë me këndet e lojërave, çdo muaj nga një, por do të jetë po ashtu një vit ku do të fillojmë 17 shkollat e reja. Pesë të parat do të fillojnë në muajin shkurt dhe më pas çdo muaj do kemi nga 4-5 shkolla. Do të jetë viti i parë ku në zgjedhjet lokale nuk do të diskutohet më për mësimin me dy turne, sepse ka marrë zgjidhje?.

Ndërkohë, Veliaj ftoi edhe biznese të tjera që t?i bashkohen nismës për të kontribuar në shtimin e këndeve të lojërave edhe në zona të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fund-mesimit-me-turne-veliaj-17-shkolla-te-reja-5-te-parat-nisin-ne-shkurt