Surprise Me!

Lente falas per perden e syrit

2019-01-27 21 Dailymotion

Katarakta e syrit, e njohur kryesisht si një sëmundje që vjen me moshën, prek thuajse të gjithë pensionistët.

Prej disa ditësh ky shërbim ka nisur të mbulohet nga shteti.

Kjo 70- vjeçare, është një nga 8 pacientët që ka kryer ndërhyrjen për të rikthyer shikimin, të cilin e kishte humbur thuajse plotësisht.

Pacientja: Nuk kisha dhimbje, por nuk shikoja fare...

Edhe pse një procedurë kirurgjikale, e cila zgjat jo më shumë se 10 minuta, por shpesh neglizhohej nga pacientet për shkak të kostos së lenteve.

?Kishim dy vjet që e dinim, por ishte kosto shumë e lartë për pensioniste.

Pacientët që do të kenë nevojë për këtë ndërhyrje do të duhet të ndjekin sistemin e referimit, duke shkuar më parë tek mjeku i familjes, më pas ai okulist dhe në fund në Qëndrën Spitalore Universitare.

Ermal Simaku, kirurg okulist në QSUT:

Brenda vitit 2019 në Qendrën Spitalore Universitare parashikohen të kryhen mbi 2000 ndërhyrje të tilla, të cilat do të jenë sipas një listë pritje paraprake.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon