Surprise Me!

Përplasje mes studentëve te Juridiku, dekani: Duam mësim, na siguroni ambiente të tjera

2019-01-28 0 Dailymotion

TIRANË- Studentët janë rikthyer këtë të hënë në Fakultetin e Drejtësisë për të zhvilluar mësim. Por ambjentet e këtij fakulteti kanë një grup studentët që e kanë penguar mësimin.

Përpjekjet e tyre për të hapur dyert dhe për të vazhduar mësimin kanë shkaktuar debate mes studenteve, madje disa vajza janë dhunuar nga grupi i të ngujuarve.

Njëra prej tyre është shprehur se e kanë goditur me karrige dhe me grushta. Ndërkohë një prej vajza të ngujuara ka pësuar luhatje tensioni dhe është shoqëruar me ambulancëdrejt spitalit.

I pranishëm gjatë debateve ka qënë edhe Rektori i Fakultetit, i cili i ka thënë edhe studentëve që kërkojnë mësim, si edhe grupit që ka vendosur bojkot që kanë të drejtë duke mos e zgjidhur problemin mes tyre

Pasi nuk kanë gjetur zgjidhje as nga rektori, studentët që duan mësim i janë drejtuar dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.

Buy Now on CodeCanyon