Dy muaj e gjysmë pas skandalit të lirimit të trafikantit të dënuar me 7.4 vite burgim Naser Gashi nga Policia e Kukësit me urdhër të Prokurores Rita Gjati asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar (Lexo këtu). Report Tv ka kontaktuar me Prokurorinë për Krime të Rënda, duke i kërkuar edhe zyrtarisht një përgjigje, por ende asnjë reagim. Gjithashtu informacion është kërkuar edhe nga Ministria e Brendshme nga ku varet Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që duhet të hetojë skandalin në polici, por edhe ky institucion hesht.

Në rrugë të tjera Report Tv ka mësuar se deri më tani nuk është marrë asnjë masë, ndërsa trafikanti Naser Gashi viojn të jetë i lirë. I vetmi organ që ka reaguar përciptas, pas kërkesës tonë ka qenë Prokuroria e Përgjithshme, e cila është shprehur se Naser Gashi nuk duhej të lirohej. Ndërkaq, për asnjë nga personat që kanë firmosur procedurën e lirimit të tij nuk është marrë masë. As nga Prokuroria e Përgjithshme apo Krimet e Rënda nuk ka një informacion nëse janë marrë masa apo është hetuar prokurorja që firmosi urdhrin, si dhe as nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave nuk ka një rezultat hetimi apo mase për efektivët e policisë që i dhanë lirinë supertrafikantit të dënuar nga Krimet e Rënda.

Naser Gashi, kërkohej nga drejtësia Shqiptare pasi ishte dënuar me 7.4 vite burgim. Mbrëmjen e 17 tetorit 2018, Gashi së bashku me shokun e tij Ron Nimani, kanë tentuar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë "Audi" duke përdorur pikën e kalimit kufitar Morinë. Pikërisht në këtë pikë kufitare, ata i janë nënshtruar kontrolleve, ku Gashi ka paraqitur dokumente identifikuese me emrin Saimir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumenta, është vendosur nga policia kufitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t?i nënshtrohet identifikimit nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Por edhe pse u bë identifikimi që personi i shoqëruar nuk ishte Saimir Bula por i shumëkërkuari Nazër Gashi, me një urdhër të dyshimtë Prokurorja Rita Gjati ka firmosur urdhrin e lirimit të menjëhershëm, vendim i cili u ekzekutua nga Policia në datë 18 tetor. Si për ndalimin por edhe për lirimin e trafikantit, Policia e Kukësit nuk dha asnjë njoftim për mediat, duke e nisur që në atë kohë fshehjen e kësaj ngjarjeje.

Skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit Gashi, madje edhe duke i kthyer pasaportën dhe kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin ?Saimir Buli?, ka bërë ?kurban? der tani vetëm zv/drejtorin e hetimit në Drejtorinë e Kukësit Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej 1 muaj e gjysëm është pezulluar nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Në fakt Pepkolaj nuk ka përpiluar asnjë dokument për dosjen e Naser Gashit, por fakti që ai një muaj pas lirimit të Gashit ka filluar të hetojë të gjithë procedurën dhe ka nxjerrë zbuluar veprimet e kundraligjshme të disa drejtuesve të policisë Kukës, e ka pësuar vetë në shpinë, pasi shefat në drejtorinë qëndrore, janë munduar t?i mbyl...