#oranews #tritol #fushekruje
Katër persona i vunë tritolin një mobilerie në Nikël të Krujës ndërsa dyshimet janë se ngjarja lidhet me konkurrencën.

Dy janë vënë në pranga nga Policia e Krujës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë shtetasit e identifikuar me inicialet D.Xh. e B.K. Në banesën e këtij të fundit policia sekuestroi edhe një sasi lëndë narkotike.

Ndërsa për arsye hetimi nuk bëhen të ditura identetet e dy personave në kërkim.

Për shpërthimin dyshohet se u përdorën rreth 200 gramë tritol e për pasojë dëmet materiale dhe paniku tek familja e pronarëve që banon në katin e tretë të godinës ishte i madh.

Policia sekuestroi kamerat e sigurisë së biznesit që kanë shërbyer për identifikimin e të dyshuarve

Ndërkohë mbetet pa autor shpërthimi pranë banesës së ish efektivit të Policisë Përparim Cenga në lagjen Punëtori.

Rreth 150 gram tritol shpërthyen në garazhin e ish policit në katin e parë të pallatit ku ai banon me familjen

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, duke shkaktuar panik mes banorëve

Fatmirësisht veç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk shkaktoi të lënduar.

Ky nuk është rasti i parë kur ish efektivit të policisë sulmohet me tritol, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa policia tregohet e rezervuar në informacion mbi motivet.

Dyshimet janë se sulmet lidhen me detyrën por pistat e hetimit shkojnë edhe përtej tij.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dy-te-arrestuar-shperthimin-me-tritol-ne-mobilerine-ne-nikel
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz