Surprise Me!

Shahini rrezon amendamentet e opozites

2019-01-30 1 Dailymotion

Të gjitha kërkesat e studentëve janë adresuar në Paktin për Universitetin, ndaj nuk ka nevojë për ndryshime në Ligjin e Arsimit të Lartë. Kështu u shpreh ministrja e Arsimit, Besa Shahini, teksa e ftuar në Komisionin e Edukimit këtë të mërkurë, kundërshtoi nismën ligjore të propozuar nga deputetë të opozitës për të rritur praninë e studentëve në vendimmarrjen e universiteteve.

?Nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen si ndryshime ligjore, ne me VKM dy nga çështjet e studentëve i kemi adresuar tashmë.?

Studentët do të zgjedhin me votë një nga përfaqësuesit e ministrisë në Bordin e Administrimit. Po sipas ministres ata nuk mund të zgjedhin dekanin apo rektorin, qëndrim që ngjalli edhe reagimin e kryetares së komisionit.

Deputetet e opozitës thanë se zgjidhja e vetme është ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon