Surprise Me!

Basha: Zgjidhja ne duart e popullit

2019-01-30 0 Dailymotion

Pas Shkodrës, kryetari demokrat zhvilloi takimin e radhës në Kamëz. Ai u kërkoi banorëve të bashkohen në protestën e 16 Shkurtit para kryeministrisë. Basha theksoi se zgjidhja e problemeve në vend, mund të vijë sipas tij, vetëm nga populli dhe nuk është më në dorën e opozitës.

?Politikisht kemi shteruar çdo mjet për zgjidhje. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t?ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë.?

Basha akuzoi qeverisjen për vjedhje të fondeve dhe premtime të pambajtura. Duke iu referuar përmbytjeve të zonave në bashkinë Kamëz, kreu demokrat akuzoi Ramën se po tallet me këta banorë.

? Edi Rama ka fituar 4 milionë euro vetëm për një ditë. Uji, kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën. Qeverisja e tij përkufizohet ?Merri shumicës dhe jepi vetes tënde!? Edi Rama tallet me familjet e përmbytura, sikurse tallet me të gjithë shqiptarët.?

Gjatë takimeve, Basha u prezantoi banorëve platformën e opozitës për ekonominë, shëndetësinë apo dhe punësimin.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon