Surprise Me!

Report TV - Gati prokuroria që heton zyrtarët, zbulohen emrat që do të jenë pjesë e SPAK

2019-01-31 0 Dailymotion

Një javë nga skadimi i afatit për garën e SPAK, prokurorët shtojna aplikimet duke e çuar në 13 numrin e të interesuarve deri këtë të enjte.
Zyrtarisht këshilli i lartë i prokurorisë bënë me dije se kanë aplikuar 5 prokuror mes tyre Klodian Braho, Besnik Muçi, Anton Martini, Eneid Nakuçi dhe Edvin Kondili.
Të gjitha aplikantët zyrtar deri më tani janë prokuror të krimeve të rënda me një karrierë të spikatur dhe dosje hetimore të konsideruara të nxehta.
Dy prokurorët që kanë aplikuar sot kanë Eneid Nakuçi i cili ka hetuar dosjet e grabitësve të blindave me para në aksin Kashar-Rinas, dosjes së Arben Frrokut, dosjen Balili dhe ish prokuror i dosjes Shullazi.
Ndërsa edvin Kondili njihet si prokuori i dosjes së 613 kg kokainë të kapur në kontenierin e bananeve në maminas, dosjes Xibraka, Lazarati ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha, grupit të Admir Tafilit si dhe dosjes së rrëmbimit e zhdukjes së Remzi Hoxhës.
Ndërsa burime për ReportTv bëjnë me dije se nga krimet e rënda pritet të aplikojë edhe prokurorët Eugen Beci, dolorez Musabelliu, Arenc Cela dhe Manjola Kajana.
Aplikime për Spak pritet të ketë edhe nga prokuroria e Durrësit si dhe nga prokuroria e përgjithshme ndërsa afati i caktuar nga KLP ishte 30 ditë dhe skadon pas një jave.

Buy Now on CodeCanyon