#oranews #lezhe #bresheriautomatiku
Breshëri automatiku janë lëshuar mbi zyrat e Njësisë Administrative të Blinishtit në Lezhë, por fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 2:00 të mëngjesit të së premtes, ndërsa mbeten të paqarta motivet dhe personat që e shkaktuan këtë incident. Autoret kanë qëlluar në pjesën e përparme të godinës, ndërsa plumbat kanë përshkuar pjesën më të madhe të këtij insitucioni.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Blutë kanë nisur menjëherë hetimet, ndërkohë që në lidhje me ngjarjen bëhet e ditur se janë shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët po merren në pyetje.

Gjithashtu grupi hetimor po merr në pyetje dhe drejtuesin dhe si dhe punonjësit e Njësisë Administrative të Blinishtit për të mësuar më tepër detaje rreth ngjarjes, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 gëzhoja automatiku të gjetura në vendin e ngjarjes.

E njëjta ngjarje ka ndodhur dhe me datë 30 maj të vitit 2015-të, teksa godina në fjalë në të cilat ishin zyrat e Komunes Blinisht u qëllua me breshëri automatiku nga persona të paidentifikuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lezhe-qellohet-me-arme-zjarri-godina-e-njesise-administrative-blinisht
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz