#oranews #marubi
Viti që lamë pas ishte i mbushur me aktivitete të larmishme brenda dhe jashtë vendit, që u përkthye në një numër në rritje të vizitorëve.

Muzeu kombëtar i fotografisë ?Marubi? tashme me një program të qartë, është i orientuar në disa drejtime, që shkon përtej të qënurit vetëm një pikë takimi me imazhet e shkrepura në kohë nga kjo dinasti. Duke analizuar 2018-en, drejtori Luçjan Bedeni vuri theksin tek rëndësia që ka edhe promovimi i produkteve të muzeut.

Luçian Bedeni, drejtor i muzeut ?Marubi?: Një rritje prej 15809. Ne e vazhdojmë në rritje muaj për muaj. Në vendin e parë janë vizitorë si Italia, Franca dhe Gjermania.

Risitë në 2019-en që tashmë ka nisur do të jenë të shumta, si për nga cilësia dhe shumëllojshmëria e aktiviteteve, që synojnë të promovojnë më shumë ?Marubin? dhe Shkodrën.

Luçian Bedeni, drejtor i muzeut ?Marubi?: Ne e shofim muzeun jo thjesht brenda hapësirave, por përtej. Pra te impakti që duhet të ketë muzeu në qytet.

Në Shkoder për vitin 2018 në muzeun ?Marubi? u mbajtën ekspozita të artistëve të njohur dhe të rinj, si: Moira Ricci me ?Lookafering?, "Angjelin Nenshati: dëshmitar mes dy kohëve, Lala Meredith- Vula "Urtësi sot e mot", ?Nadar? etj. Gjithashtu shkolla verore, biseda me Matilda Terpollarin, "Buzëqeshja socialiste", Anne Cartier-Bresson: Konservimi dhe restaurimi i fotografisê, bisede me Michel Poivert apo Leke Gjeloshi. Nuk munguan edhe punëtoritë si: "Bëj maskën tënde", ?made in Marubi?, "Fondali lëvizës", "Guidat muzeale" apo "Kartolina ime".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bilanci-i-2018-ne-muzeun-marubiu-rrit-numri-i-vizitoreve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz