#oranews #kancer #miter

16 mijë gra në gjithë vendin të grupmoshës 40-49 vjecc do të mund të kryejnë testimin për kancerin e qafës së mitrës falas. Shërbimi do të merret në qendrat shëndetësore, ndërsa mjekët tregojnë se cilët persona rrezikojnë më tepër.

Gati 100 raste të reja ka thuajse çdo vit me gra të prekura nga kanceri i qafës së mitrës në vendin tonë. Rreziku nga kjo sëmundje vjen kryesisht nëpërmjet rrugëve seksuale. Mjekja gjinekologe Mirela Rista thotë se gratë që kanë bërë më shumë se 3 lindje janë më të predispozuara për të mbartur kancerin e qafës së mitrës.

Mirela Rista, mjeke: Yomo Papillomavirus është shkaktari në mbi 97% të kancerit të qafës së mitrës. Janë të rrezikuar të jenë mbartës të virusit edhe zonjat që kanë lindur shumë fëmijë, çifte që kryejnë marrëdhënie të pambrojtur.

Në javën e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, ministria e shëndetësisë pas një vendimi që pritet të miratohet nga Këshilli i ministrave do të ofrojë falas testimin për rreth 16 mijë gra në gjithë vendin të grupmoshës 40-49 vjeç.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/grate-me-mbi-3-lindje-te-rrezikuara-nga-kanceri-i-qafes-se-mitres

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz