Surprise Me!

Fushate pa postera dhe grafite

2019-02-01 0 Dailymotion

Reforma administrative konsiderohet një sukses nga Kryebashkiaku Veliaj. Gjatë takimit me anëtarë të Këshillit Konsultativ ?Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore?, ai u shpreh se fale reformës është krijuar mundësia për shpërndarjen e investimeve edhe në zonat rurale.

?Sot kemi mundësi të ndërhyjmë në njësi, që me kushtet e tyre modeste në nivel taksimi, në nivel fuqie punëtore apo realizimi investimesh, do t?i kishin të pamundura, besoj që si socialist dhe progresist, kjo reformë është një histori suksesi?.

Duke iu referuar zgjedhjeve vendore, Veliaj porositi drejtuesit e njësive që të mos lejojnë, vendosjen e posterave në mure.

"Për kryetarët e bashkive është një dramë fushata, se shpërthejnë posterat, ndotja dhe grafiti, vandalizmi që ndodh prej pasionit militant, fatmirësisht për Kodin e Ri, edhe fushata është me e shkurtër, por edhe këto billbordet janë hequr. Në këtë sens të inkurajojmë të gjithë një fushatë më civile".

Drejtuesit e njësive do të fillojnë nga puna për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore dhe evidentimin e ambienteve që mund të përdoren si qendra votimi.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon