#oranews #tkob

Ndërhyrja për rikonstruksionin e Teatrit të Operas dhe Baletit pa marrë më parë mendimin e ekspertëve është denoncimi më i fundit në media. Skenografi, Bashkim Zahaj, shprehet se projekti është gjysmak dhe jashtë çdo standardi.

Teatri i Operas dhe Baletit prej muajsh është në proces rikonstruksioni dhe nga fotot e publikuara së fundi vërehet se skenës se re i është hequr rotativi, një ndër elementët më të domosdoshem të Teatrit skenik.
Sipas ekspertëve të fushës, projekti po zbatohet pa pyetur specialistët, skenografët dhe arkitektët, të cilët çuditërisht e kanë të ndaluar të futen në ambientet e brendshme të Teatrit.
Skenografi, Bashkim Zahaj, shprehet i indinjuar për këtë projekt që e cileëson gjysmak.

Ai thotë se punime po kryhen jashtë çdo standardi dhe logjike skenike.
Bashkim Zahaj: Ky grup arkitektësh ose ky arkitekt e ka të detyrueshme përballjen me specialistët. E çuditshme është që ne nuk futemi dot aty për të parë se çfarë ndodh.
Zahaj pohon se pas një bisede me drejtoreshën aktuale të TKOB, Zana Çela, i ka konfirmuar se këtë projekt e ka gjetur të miratuar nga ish-drejtori Ilir Kerni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/investime-gjysmake-ne-teatrin-e-operas-zahaj-punimet-jashte-cdo-standardi

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz