Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Komisionerit Publik të ankimojë pranë Kolegjit të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Adnan Kosova.<br /><br />Shqiptarja.com zbardh rekomandimin e ONM, në të cilin thuhet se prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Kosova duhet të shkarkohet nga detyra.<br /><br />Sipas ONM, Adnan Kosova ka dhënë shpjegime jologjike dhe të pabesueshme lidhur me burimin e një pjesë të pasurisë së deklaruar gjatë procesit të rivlerësimit.
