Studentët e ngujuar shprehen të paqartë rreth vendimit që do të ndërmarrin pas urdhrit për lirimin e auditoreve nga ana e Senatit të Universitetit të Tiranës. Ata theksojnë se ende nuk janë njohur zyrtarisht me këtë vendim.

Edhe këtë të shtunë, studentët e Juridikut i janë drejtuar gjimnazit "Petro Nini Luarasi" për të vijuar mësimin. Mësimi vijoi këtë të shtunë edhe në godinën e Politeknikut, për të zëvendësuar orët e humbura mësimore.

"Pedagogët e Shkencave Sociale janë të parët që njoftuan për grevë pa afat, pasi Ministria e Arsimit nuk mori parasysh 5 kërkesat që Asambleja e Pedagogëve kishte parashtruar. Edhe këtë të shtunë studentët vijojnë të qëndrojnë brenda godinës, por çfarë mendojnë ata për vendimin e pedagogëve të tyre?"

Të hënën e 4 Shkurtit pritet të mblidhet edhe Asambleja e Përgjithshme e Pedagogëve, për të vendosur për hapat e radhës.

Tv Klan