Surprise Me!

Ideja e bashkimit ngjall shprese ne Presheve

2019-02-02 0 Dailymotion

Rruga për në fshatin Debcë të Karadakut të Preshevës. Në këto lagje dikur kanë jetuar qindra familje. Gjatë luftës së Kosovës shumë janë shpërngulur, një pjesë e tyre janë kthyer dhe jetojnë aty.

Të kthyer me fytyrë nga Gjilani i Kosovës.

Zeqirija Rashiti, është një nga banorët që bashkë me disa familje jetojnë në linjën kufitare. Me bagëti dhe në egërsinë e motit e shkrepave të malit shpresat ua kanë nxitur komentet e politikës nga Prishtina për bashkim me Kosovën. Trojet e tyre nuk i braktisin dhe luten që një marrëveshje politikë Serbi-Kosovë të nis akrepat e orës së ndaluar për ta.

Presheva është vendbanimi me numrin më të madh të shqiptarëve në Serbi. Dyqane, lokale shërbyese dhe pak prodhim ndodh në këtë vend. Ata shpesh kanë qenë peng i politikave larg dhe afër tyre. Një pjesë këtu kthehen vetëm në verë nga Perëndimi pasi kush ka rastin e braktisë këtë zonë.

Në Kuvendin Komunal të Preshevës, thonë se ekziston shumë paqartësi për atë që do të ndodh. Papunësia shkon tek 70 për qind.

Sami Salihu, kryesues i parlamentit lokal, thotë se shqiptarët duan bashkim, por ajo që dihet tani është e vakët. Shqiptarët këtu nuk e ndjejnë vetën si pjesë të Serbisë.

Në fshatin Debcë ku gjithçka duket e ndarë, rruga i ndanë Kosovën dhe Serbinë. Këtu edhe fqinjët gjysma janë nga Kosova e gjysma nga Serbia, pavarësisht se ndodhen në një lagje. Tokën dhe adresat nuk i ndryshojnë dot, por shpresojnë se mund ta ndryshojnë fatin e tyre.

Derisa politika të dakordohet në Bruksel, banorët e Debcës që të vetmin element nga civilizimi kanë energjinë elektrike, duan një jetë më të mirë për fëmijët e tyre, e nëse jo të paktën një rrugë me asfalt.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon