Surprise Me!

Ora News - Harrohet “Bashkimi” i Shkodrës

2019-02-03 1 Dailymotion

#oranews

120 vite më parë në Janarin e 1899-es, në qytetin e Shkodres u krijua shoqëria gjuhësore ? letrare ?Bashkimi?, me nismëtar abatin e Mirditës imzot Preng Doçin.

Bashkëthemelues qenë klerikët katolikë: at Gjergj Fishta, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, Imzot Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku dhe At Pashk Bardhi.

Shtëpia fare pranë katedrales së Shkodres do të ishte streha prej ku do të buronte dija, e nga ku doli edhe një alfabeti i njësuar i gjuhës shqipe.

Nikë Ukgjini, studiues: Shoqëria "Bashkimi" ka një rol të pazëvendësueshëm.

Por ky përvjetor kaloi pa vëmendjen e merituar.

Banesa karakteristike ku lindi dhe u frymëzua ky kontribut kombëtar po shkon drejt shembjes.

Një vit më parë ish ministrja e kulturës Mirela Kumbaro pasi e vizitoi nga afër dha lajmin e shpalljes monument kulture. Por prej asaj dite e deri më sot asgjë nuk u bë më shumë.

Studiuesi Ukgjini i qëndron idesë të kthimit të saj në një muze që do të kishte vlera të veçanta historike por edhe arkitekturore.

Ukgjini: Jemi në proces që të shpallet muze dhe të bëhet një vend ku studiuesit dhe udhëtarët të vijnë ta shohin këtë copëz të kulturës tonë.

Në 3 dhjetor të 2018-s, kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi i dërgoi për këtë çështje një letër kryeministrit Edi Rama ku kërkon kthimin e saj në muze.

Deri më tani nuk ka patur një reagim nga ana e kryeministrit, ministrisë së kulturës apo institucioneve të varësisë në Shkodër mbi fatin e kësaj ndërtese.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/harrohet-bashkimi-i-shkodres

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon