#oranews

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën ?arrest me burg? për 7 adoleshentë të arrestuar një ditë më parë për abuzimin seksual me një të mitur 14-vjeçare në shkollën ?Rilindja? në Kavajë.

Ata akuzohen për për veprën penale ?marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur?. Të gjithë djemtë e lënë në burg janë të moshave nga 15 deri në 17 vjeç.

Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve .Rasti u publikua në media falë denoncimit në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.Por ndërkohë mësohet se 14 vjecarja ka denononcuar në polici se është detyruar të kryeje mardhenie me 8 djemte ne kohë te ndryshme për një periudhe 3-mujore.

Burimet bëjnë me dije se 14-vjecarja ka pasur të dashur njërin prej adoleshentëve, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të shkonte edhe me shokët e tij, pasi ata e kishin filmuar dhe nëse nuk e kryente këtë veprim do ta publikonin në rrjete sociale.

Vajza ka pranuar dhe ka shkuar më të 8 djemte ne kohe të ndryshme por kanë qënë prindërit ata që e kanë kuptuar dhe e kanë shtrënguar të miturën tu tregojë.

Pasi kanë dëgjuar nga e mitura historinë së bashku me vajzën ata kanë bërë denoncimin në polici, e cila menjëre ka arrestuar 7 të rinj ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.

Rasti u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Denoncimet tek Berisha:

-Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

-Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare "Rilindja "Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz