#oranews #driteroagolli
Si çdo vit që nga momentin kur nuk jeton më, familjarët e ngushtë të shkrimtarit kanë zgjedhur ta kujtojnë me një ceremoni të ngushtë familjare.

Ora News ka tentuar të bëjë një bisedë me bashkëshorten e tij, Sadijen, e cila nuk iu nda për asnjë çast gjatë jetës, në të mirë e në të keq. Në pamundësi për shkak të problemeve shëndetësore familjarët rrëfejnë se ka një hap pozitiv drejt vendimit për ta kthyer banesën e Agollit në një shtëpi muze.

"Nuk e përballoj as fizikisht as nga ana psikologjike, nuk bëhet dot"

Kjo ishte deklarata që e veja e shkrimtarit bëri një vit më parë, duke theksuar se brenda atyre mureve kishte shumë kujtime që ajo nuk donte ti humbiste duke u larguar nga ajo banesë.

Në këtë dy vjetor duket se adhuruesit e Agollit do të mund tqë jenë më afër tij, pasi familjarët kanë vendosur që të pranojnë ofertën e kryetarit të bashkisë për të ndarë copëza nga jeta e Agollit me publikun. Këshilli bashkiak vendosi në mbledhjen e fundit ta kthejë shtëpinë e Agollit në shtëpi muze ashtu sic u bë edhe me shtëpinë e Ismail Kadaresë.

Të dy këta shkrimtarë kanë banuar në të njëjtin pallat në qendër të Tiranës dhe vizitorët do ta kenë të thjeshtë të vizitojnë dy shtëpitë njëkohësisht.

Në prill të vitit të kaluar familjarë të Agollit botuan në një vepër të vetme disa nga vargjet e tij ku lexohej qartë revolta e shkrimtarit kundër instalimit të diktaturës në Shqipëri.

Agolli ishte dhe do të mbetet një nga shkrimtarët më të dashur e më popullor. Në këtë dy vjetor të ndarjes së tij nga jeta nuk ka pasur asnjë ceremoni zyrtare.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dy-vite-pa-dritero-agollin-familjaret-gati-ta-kthejne-shtepine-e-tij-ne-muze
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz