Surprise Me!

Ora News -Nuk nis mësimi në Shkodër, studentët debat me Rektorin: Pse ke fikur kaldajat?

2019-02-04 0 Dailymotion

#oranews #protestaestudenteve

Mëngjesi i kësaj të hëne, 4 shkurt 2019, i ka gjetur të vendosur një grup studentësh të Universitetit të Shkodrës për vijimin e bojkotit.

Prej orës 07:00, ata kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit me banka dhe karrige për të mos lejuar futjen e Rektorit dhe pedagogëve në zyra, po ashtu dhe të studentëve të Ekonomikut që duan mësim.

Ky zhvillim vjen teksa Rektorati kishte njoftuar nisjen e procesit mësimor për sot.Para Universitetit ndodhen një grup studentësh që presin për mësim.

Studentët e ngujuar kanë pasur një përballje me rektorin Adem Bekteshi, ku i kanë kërkuar llogari se pse ka fikur kaldajat.

Rektori: Kaldaja është e prishur.

Studentja: Të na kishe thënë që në fillim që është e prishur, jo tani në fund.

Studenti: Nëse është e prishur duhet të kishe rregulluar.

Rektori: Kanë shkuar ta rregullojnë.

Studenti: Shkuan tani ëë?

Studentja: Pasi shkuam nëpër spitale si të marrin ftohje të rëndë?

Studenti: Mos e merr personale, pse e merr barrën mbi supe?

Rektori: Me hap se i keni bllokuar zyrat e Universitetit.

Studentja: Do ti hapim kur ti vërtetojmë të gjitha, sa i pastër je ti, çfarë Doktorature ke ti. Tenderi i ri, ku kanë shkuar lekët? Të gjitha kanë me u vërtetu, kush student është me parti, kush student shtyhet, kush student është pagu. Të gjitha do të dalin duke filluar nga unë.

Ndërkohë në Fakultetet e tjera në Shkodër mësohet se studentët janë paraqitur por nuk ka rinisje të procesit mësimor, të paktën nga raportimet deri në orën 09:00.

Basha perserit garancine: S'do humbisni vitin

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter Basha ka përsëritur garancitë e tyre se studentët nuk do humbasin vitin akademik.

"I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta!"

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-nuk-lejojne-nisjen-e-mesimit-ne-shkoder-bllokojne-rektoratin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon