Një grup qytetarësh mbështetës të Partisë Demokratike kanë dalë pasditen e kësaj të marte në protestë , në qytetin e Lezhë ia janë përgjigjur thirrjeve të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe kanë dalë këty ëtë martë në bollkuar autostradën e Urës së Milotit .

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, duke e akuzuar atë si shkaktaren kryesore të varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimeve të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjëve nga Shqipëria.

Partia Demokratike së bashku me një grup banorësh të Kurbinit kanë nisur protestën rreth orës 15:00 dhe kanë bollkuar rrugën për rreth një orë. Me thirrjet "Rama ik" dhe "Policia e Krimi" protestuesit kanë bllokuar rrethrrotullimin e autostradës së Milotit ,në të dy anët e kësaj rruge ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë . Ndërkohë protesta janë zhvilluar ditën e sotme edhe në Bulqizë ku mbështetsit e opozitës i paraprijnë protestës së madhe të opozitës e cila pritet të kulmojë me 16 shkurt në kryeqytet.

Minatorët e Bulqizës dhe qytetarët e kësaj bashkie, kanë protestuar në qëndër të qytetit duke akuzuar qeverinë ,se i ka braktisur ata. Ndërkohë ankesat e tyre janë mes të tjerash: Kushtet e mjera të punës, pagat e ulta dhe mosdhënia e statusit. Protesta e banorëve të Bulqizës mbështetet nga opozita, duke vazhduar kështu serinë e protestave në rrethe për të kulmuar me protestën e madhe të 16 shkurtit në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë ditës së sotmepati takimeme qyteratët në Lezhë, Krujë . Ndalesa e tij e rradhës këtë pasidite ishte Fushë-Krujë ku ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës madhështore të opozitës që do të mbahet me 16 shkurt në Tiranë.