#oranews #kruje #plehrat

Rreth 198 venddepozitime të mbetjeve urbane në të gjithë vendin do të kthehen në parqe. Ministri i Turizimit Blendi Klosi ishte në Krujë ku u rehabilitua një prej këtyre vendgrumbullimeve, ndërsa njoftoi edhe zhvendosjen e guroreve nga Mali i Krujës.

Në këtë vend që më parë shërbente si vend depozitim mbetjesh urbane sot po mbillen lule e pemë për ta shndërruar në një park. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, tha nga Kruja se janë afro 198 vende grumbullimi mbeturinash që do të rehabilitohen e do të kthehen në hapësira shlodhëse për qytetarët.

Klosi: Ka ardhur koha që të gjitha bashkitë të kuptojnë që detyra e tyre nuk është vetëm për të pastruar qendrën e qytetit, por për të menaxhuar të gjithë sistemin e mbetjeve urbane në qytet tona. Për këtë Inspektoriati i Mjedisit dhe të gjithë strukturat ligjzbatuese do të kërkojnë që bashkitë të veprojnë me shpejtësi për të rehabilituar venddepozitimet ilegale si ky që ka qenë në mes të Krujës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kruje-parqe-ne-vend-te-plehrave

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz