#oranews #jufletmoska

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka bërë një analizë për qëndrimin e Albin Kurtit për korrigjimin e kufijve. Sipas Myftarajt Albin Kurti po riciklon qëndrimin e tij që ka mbajtur në Rambuje.

Myftaraj: Albin Kurti ka ndërhyrë në debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtë ndërhyrje e ka bërë nga Tirana. Është një praktikë që liderët e Kosovës për çështje të ndjeshme vijnë në Tiranë dhe shprehen që këtu për opinionin publik për të dy vendet.

Qëndrimi i Albin Kurtit është i njohur kundër korrigjimit të kufijve. Por ajo që të bën përshtypje në qëndrimet e Albin Kurtit është sepse ai merr një pozicion maksimalist që ka kuptim në rastin e atyre vendeve që kanë dhe forcën përkatëse ushtarake për të mbështetur qëndrimin e tyre.

Albin Kurti: "Ne themi po bashkimit me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë. Bashkimi duhet të na rrisë e jo të na fragmetizojë, duan ta ndotin fjalën bashkim duke e sajuar skemën sipas të cilës për të bashkuar me Shqipërinë duhet ti japim tokën Serbisë. Serbia na ka borxh shumë"

Qëndrimi i Albin Kurtit është riciklimi i qëndrimit që ka mbajtur ai 20 vjet më parë në kohën e Konferencës së Rambujesë. Konferenca e Rambujesë për Kosovën, me pjesëmarrjen e fuqive të mëdha, ishte të nënshkruhej një marrëveshje e cila, të thuash të vërtetën ishte mjaft problematike, por kjo marrëveshje pritej që mos të nënshkruhej nga serbët. Kështu që nëse e nënshkruan shqiptarët pritej që automatikisht NATO-ja do të aktivizonte vendimin e saj për bombardimin e Serbisë. Pra firma e shqiptarëve nuk kërkohej për të zbatuar marrëveshjen, por për të bombarduar Serbinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-albin-kurti-po-riciklon-qendrimin-anti-rambuje

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz