Surprise Me!

Ora News - Saimir Tahiri: Duhet të marrë fund mjegullnaja, peng nuk më mban njeri

2019-02-06 0 Dailymotion

#oranews #saimirtahiri
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën kundër vendimit për zgjatjen e afateve të hetimit

I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia Tahiri hyri në gjykatë rreth orës 09: 50 dhe seanca që u mbajt me dyer të mbyllura u mbyll në orën 11: 30 me vendimin e shtyrjes së seancës për të hënën.

Tahiri deklaroi pas seancës se do vazhdojë të presë deri në fund edhe pse gjithçka ka kapërcyer hetimet.

Saimir Tahiri: Unë kam pritur dhe do vazhdoj të pres deri në fund edhe pse gjithcka ka ndodhur ka kapërcyer çdo limit kohor, sepse një gjëndje e tillë e pashpjegueshme dhe mjegullnaje nuk mund të vazhodojë më. Pavarësisht se hetimet janë zgjatur 5 herë hera e parë që unë kërkoj të mos ndodhë më. Ka kaluar cdo afat i arsyeshëm dhe duhet të marrë zgjidhje patjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Nëse ndodh me mua merreni me mend se çfarë dodh me mijëra të tjerë që bërtasin e nuk dëgjohen

Po a po mbahet peng?

Saimir Tahiri: Unë nuk mbahen peng nga askush. Kam respektuar drejtësinë. Peng nuk më mban njeri

Seanca- Prokuroria kërkoi që seanca të mbahej me dyer të mbyllura për shkak të sekreteve në dosje por Tahiri e kundërshtoi: "Nuk ka mbetur asnjë sekret, nuk e kuptoj pse duhet me dyer të mbyllura". Pasi dëgjoi të dyja palët gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë.

Hetimet- Më 16 janar 2019 Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afateve te hetimit edhe me 3 muaj deri më datën 17 prill 2019

Në pritje të Malit të Zi- Më 10 dhjetor 2018, është dërguar kërkesa për ndihmë juridike autoriteteve të Drejtësisë të Malit të Zi por akoma nuk janë administruar aktet në ekzekutimin e kësaj letërporosie.

Italia solli dokumentet- Ndërsa më 4 janar 2019 janë administruar në mënyrë të drejtëpërdrejtë aktet në ekzekutimin e letërporosisë dërguar autoriteteve italiane të Drejtësisë me datën 31 dhjetor 2018 dhe aktualisht po përkthehen në gjuhën shqipe.

"Meqënëse afati hetimor mbaron në datën 17 janar është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për 3 muaj për të realizuar edhe disa veprime të tjera hetimore: si administrimi i përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Malit të Zi, përkthimi i akteve të administruara në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga autoritetet italiane të Drejtësisë si dhe kryerja e veprimeve hetimore të tjera që mund të dalin nga dinamika e hetimit" shkruhej në vendim e prokurorisë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/saimir-tahiri-mberrin-tek-krimet-e-renda

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon