Surprise Me!

Sherr në komision/ Mehmetaj: Do ju heqin zvarrë nga zyra. Ministri: Deputete zvarritëse ti ë...

2019-02-06 0 Dailymotion

#oranews #kejdimehmetaj #sanderlleshaj #komision #sherr

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi sherr me deputeten e LSI-së Kejdi Mejmetaj në komisionin e medias.

Në një moment kur kryetarja e komisionit të medias donte ti tregonte një video të pamjeve nga universitetet, ministri tha se nuk komentonte video, sado të bukura apo të këqija ishin. Në këtë moment ndërhyri deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Ora News zbardh debatin

Sander Lleshaj: "Policia e shtetit është vënë përballë dhunës dhe jo e kundërta. Policia e shtetit nuk ka atakuar askënd dhe nuk kemi qoftë një rast të vetëm që të ketë kallzim ndaj policisë."

Albana Vokshi: Ju po thoni që policia nuk ka hyrë në mjediset universitare?

Ndërhyn Kejdi Mehmetaj, por nuk dëgjohet

Sandër Lleshaj: Me ju do flas kur të mbaroni universitetin

Albana Vokshi: Kjo është e tepërt

Sandër Lleshaj: Të mos më ndërhyjë mua

Kejdi Mehmetaj: Fjalë që policët tuaj me urdhrin tuaj u kanë thënë studentëve i meritoni një nga një, ashtu sic ata studentë kanë reaguar. Do ju heqin ju zvarrë nga zyra juaj. Dhe këtu po flisni me një deputet me arsimin tim nuk keni punë

Sandër Lleshaj: Deputete zvarritëse, do na zvarrisësh ne ti ë...

Kejdi Mehmetaj: Ju po flisni me një deputete. Me arsimin tim nuk keni punë ju. Ju duhet ti përgjigjeni këtij ligji. Është detyra juaj dhe mbani përgjegjësi ligjore në burg nesër. Rregulli është për ju.
këtu, nuk është për ne. Ktheji përgjigje aty. Nuk intimidioni dot njeri ju, jo. Do ta shohim edhe background-in tuaj si e keni, çfarë e keni por më parë ktheni përgjigje për këtë."

Albana Vokshi: Ju nuk distancoheni që një ministër fyen kolegen tuaj.

Sandër Lleshaj: Cfare fyerje bëra?! E nderuar kryetare

Albana Vokshi: Nuk mund të shkelni etikën. Ju lutem tregoni etikë ndaj deputetëve që janë përfaqësues të sovranit.

Sandër Lleshaj: Nuk e shkel etikën

Albana Vokshi: Ajo përfaqëson interesat e studentëve dhe e di më mirë se kushdo tjetër atë që ka ndodh. Nuk mund të fyeni

Sandër Lleshaj: A mund të vendosim një rregull. Nuk fyej asnjeri por as nuk lejoj të më fyejë njeri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sherr-ne-komision-mehmetaj-do-ju-heqin-zvarre-nga-zyra-ministri-lleshi-deputete-zvarritese-ti-e

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon