"Duke filluar që javën që vjen, studentët e Histori-Filologjisë do u rikthehen auditorëve. Vendimi është marrë nga mbledhja e Asamblesë së Pedagogëve, ndër të cilat është vendosur se një herë në jave do të protestohet kundër Ligjit të Arsimit të Lartë".

Edhe pedagogët e Shkencave Sociale heqin dorë nga greva. Këtë të enjte, ata i rikthehen procesit të rregullt mësimor.

I vetmi fakultet ku situata nuk po merr zgjidhje, mbetet ai i Drejtësisë. Shumica e studentëve e zhvillojnë mësimin në ambientet e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", pasi një grup studentësh vijojnë të mbajnë të bllokuar ambientet e fakultetit.

Edhe pse në mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës u vendos pa asnjë votë kundër, për lirimin e menjëhershëm të ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë, Rektori Mynyr Koni ende nuk e ka firmosur vendimin.

Tv Klan