Top Story i kushtoi një vëmendje të veçantë trajtimit të të burgosurve në sistemin penitenciar të Shqipërisë. Nëpërmjet pamjeve filmike dhe intervistave, Top Story pasqyroi fenomenin tronditës të burgosjes të të sëmurëve mendor.<br />Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut, pasi të sëmurët mendor duhet të trajtohen në një Spital Ligjor Psikiatrik.<br />Pjesë e intervistave ishte edhe një e moshuar 77-vjeçare, e cila qëndronte në burg prej 13 vitesh, edhe pse dënimi i kishte mbaruar me kohë.<br />Top Story trajtoi edhe sigurinë në burgje, sa i kushtojnë shtetit shqiptar dhe përse nuk aplikohen dënimet alternative.