#oranews #aeroport #nenetereza

Pas përfundimit të auditimit nga ana e qeverisë në aeroportin Nënë Tereza deputetët socialistë iu kërkojnë autoriteteve të ndërhyjnë në mënyrë që të reflektohet kjo në çmimin e biletave. Deputeti Ervin Bushati deklaroi se ulja e tarifave do të ndikonte direkt edhe në rritjen e numrit të turistëve.

Deputetët e maxhorancës i kanë bërë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë në mënyrë që Konçesionari i Aeroportit Nënë Tereza të reflektojë sa më parë uljen në çmimet e biletave.

Deputeti Ervin Bushati deklaron se auditimi ishte i vonuar dhe tashmë duhet të merren masa që kjo të reflektohet sa më parë në uljen e tarifave.

Bushati: Ne i kërkojmë autoriteteve, qeverisë që ta vazhdojnë këtë rrugë sepse kjo ka të bëjë me qytetarët shqiptarë, me turizmin dhe ekonominë shqiptare.

Sipas Bushatit ulja e tarifave në aeroport do të ndikonte direkt në rritjen e numrit të turistëve që vijnë në Shqipëri.

Bushati: Të ulen sa më shpejt tarifat e fluturimeve për gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj, sepse do rrisë shumë nivelin e turizmit në Shqipëri. Shqipëria është një destinacion turistik që po rizbulohet nga gjithë Evropa dhe ulja e çmimit do ta ndihmonte shumë turizmin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ps-te-ulen-cmimet-e-biletave-ne-aeroportin-nene-tereza

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz