Disa lagje në Elbasan prej vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës. janë 5 mijë banor të lagjeve Fushë Mbret dhe Katundi i Ri të cilët detyrohen të ecin mes baltës dhe gropave të shumta në rrugë. Ata thonë se pushtetarët i shikojnë vetëm në kohë zgjedhjesh.

Jetojnë në lagje të emërtuara me emra elbasanasisht të vjetër por nuk kanë lidhje farë me infrstrukturën që duhet të këtë një lagje e tillë.

Bëhet fjalë për rrugët Ymer Peni dhe Qamil Lopari pjesë e Lagjes Fushë Mbret dhe të asja të Katundit të Ri të cilët janë pjesë e vijës së verdhë të qytetit të Elbasanit. Infrastruktura rrugore e këtyre lagjeve në të cilat jetojnë afro 5000 mijë banorë lë për të dëshiruar dhe në këto 30 vite banorët nuk kanë parë asnjë investim.

Report Tv u interesua në bashkinë e Elbasanit në lidhje me shqetësimin e këtyre banorëve, por pa mundur të marrim një përgjigje se kur do të ketë investime në këto rrugë.

Nuk dihet se kur banorët do të kenë rrugë dhe infrastrukturë të mirëfillt në lagjen e tyre. Ajo që thonë banorët është se sa herë kanë zgjedhje ju është premtuar ndërtimi i rrugës, por kjo duket se ka mbetur vetëm një premtim elektorla, siç ndodh në të shumtat e rasteve.