Surprise Me!

Ora News - Grabitet karburanti në Vlorë

2019-02-08 1 Dailymotion

#oranews #grabitja #vlore
Maskat goditën këtë të premte në Vlorë, ku grabitën një karburant në Novoselë. Nën kërcënimin e armës ata arritën të marrin xhiron ditore dhe u larguan. Grabitjet me armë e maska janë kthyer në një fenomen shqetësues që në nisje të vitit, me disa dhjetra raste në të gjithë vendin, ku shumica e autorëve nuk janë kapur.

Një karburant u grabit gjatë natës në Novoselë të Vlorës.

Autorët që dyshohet se ishin të paktën dy persona vepruan të maskuar dhe të armatosur.

Ata thyen xhamin e kabinës ku qëndron roja dhe nën kërcënim i morën paratë e xhiros rreth 35 mijë lekë.

Në dëshminë e tij, punonjësi i karburantit ka deklaruar se i kishte dëgjuar grabitësit të thonin nxirre pistoletën.

Këto fjali duket se kanë qenë një mesazh për punonjësin e karburantit që të mos reagonte pasi mund të rrezikonte jetën.

Pasi kanë marrë paratë, grabitësit u larguan me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira në zonë.

Policia ndërkohë kreu veprimet e para në vengjarje, por ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve.

Ndërkohë policia e Fierit ka arrestuar një 40 vjeçar nga Vlora si pjesë e një grupi hajdutësh të dyshuar për një seri vjedhjesh në fshatrat e zonës.

Dy bashkëpunëtore të tjere janë shpallur në kërkim.

Prej fillimit të vitit, grabitjet me maska janë kthyer në një fenomen shqetësues në të gjithë vendin.

Objektiv kanë qenë bankat, bizneset por edhe shtëpitë.

Rastet më të rënda janë regjistruar në Durrës, ku persona të armatosur iu futën në shtëpi një biznesmeni duke i marrë djalin, ndërsa në Tepelenë një çift tregtarësh u dhunuan gjatë grabitjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grabitet-karburanti-ne-vlore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon