Gripi AH1N1 i njohur ndryshe si gripi i derrit ka shkaktuar viktimën e katërt në vend.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike, të cilat kanë favorizuar komplikacionet e shkaktuara nga gripi.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se deri më tani mbi 200 persona janë infektuar nga gripi.

Në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare dhe në Sanatorium, mjekët pohojnë se çdo ditë ka shtrime si pasojë e komplikacioneve nga gripi.

Numri i personave që kanë nevojë për konsultë mjekësore si pasojë e prekjes nga viroza stinore apo gripi tashmë i ka kaluar 19 mijë në javë.

Tv Klan