#oranews #dritandajti #burg

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shpëtuar nga ?burgimi i përjetshëm? Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 ish-efektivëve të policisë në muajin gusht të vitit 2009. I pandehuri për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, po përfitoi uljen e një të tretës nga gjykimi i shkurtuar.

Vendimi është shpallur të premten në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pas një serie seancash të shtyra në gjykatë për mosformim të trupit gjykues.

Pesëshja e gjyqtarëve që i hoqi burgimin e përjetshëm Dajtit ishte e deleguar, tre nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës.

Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apeli-rrezon-burgimin-e-perjetshem-te-dritan-dajtit

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz