Një numër shqiptar që përdorej nga Dajti, para se të arrestohej në 7 gusht 2009 është kërkuar që të vihej në përgjim, por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër. Nga përgjimet e bisedave nuk është përfituar asnjë informacion, për shkak se numri nuk u vu kurrë në përgjim. Po kush është personi në polici që e ndaloi një veprim të tillë sot e kësaj dite nuk dihet dhe se ka nevojë për hetim nga prokuroria. Kjo e fundit në konkluzionet përfundimtare prej 75 faqesh ka kërkuar dënimin me ?burg përjetë? të pandehurit Dajti dhe 10 milion lekë të vjetra.<br /><br />Sipas akuzës, Dajti duhet të dënohet katër herë me burg përjetë për vrasjen e 4 policëve dhe me 25 vjet burg për vrasjen e Ledion Marës. Ndërkohë në bashkim të dënimeve dënimi përfundimtar për të duhet të ishte ?burg përjetë? dhe 10 milion lekë gjobë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se sipas dëshmisë së vetë oficerëve në 7 gushtin e 2009 ishte dhënë urdhëri për gjetjen e një shtëpie me qëra shumë pranë Dajtit, për ta vëzhguar këtë të fundit, por më pas ka ndryshuar plani, duke urdhëruar arrestimin e tij. Madje në rrugë operative janë gjetur disa numra me qëllim vënies në përgjim të tij, por çuditërisht nuk është vepruar nga strukturat e larta të Policisë së Shtetit.