Për skandalin me 19 milion eurot e patransferuara nga kontributet për fondin e dytë të pensioneve, ministrja e Punës, Milla Carovska thotë se është një problem i sistemit. Në një intervistë për emisionin 360 Gradë në Alsat, ajo përsëri nuk tregoi se ku ishte faji për këtë aferë, të cilën ajo e publikoi vet dhe për të cilën shteti duhej të ndërhynte me para nga buxheti.
