#oranews #taksaebaneses
Edhe pse nuk është marrë një vendim konkret për shtyrjen e mbledhjes së taksës së banesë në bazë të metodologjisë së re duket se procesi ka dështuar.

Agron Haxhimali kreu i shoqatës së bashkive deklaron se ky ligj duhej të hynte në fuqi që në datën 1 prill.

Agron Haxhimali: "Ishte lënë afati 1 prill 2018. Nuk ka asnjë afat tjetër me ligj që ka përcaktuar shtyrjen e kësaj date për vjeljen e kësaj takse. Çdo afat tjetër i diskutuar do nisë më 1 janar, sic ju i referoheni ministrisë së Financave nuk është asgjë më shumë sesa një opinion, diskutim mediatik.

Shqetësim mbetet edhe fakti që qytetarët nuk kanë marrë një sqarim konkret në lidhje me të gjithë proçesin.

Agron Haxhimali: "Jemi në një moment jashtëzakonisht të dobët sa i takon komunikimit dhe informimit të qytetarëve për mënyrën si dhe sa duhet ta paguajnë këtë taksë."

Mungesa e të dhënave duket se ka qenë një nga arsyet kryesore në mosaplikimin e kësaj takase e cila në shumë bashki vijon të mblidhet me metodën e vjetër.

Afrimi i zgjedhjeve vendore duket se do të shtyjë edhe për disa muaj pagesën e taksës së banesës në bazë të vlerës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deshton-taksa-e-baneses-haxhimali-bashkite-nuk-kane-sqaruar-qytetaret
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz