Nga Gjirokastra, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdhors dinjitetin e policëve duke i dhënë Dritan Dajtit lirinë pas vrasjes së 4 policëve. <br />?Një herë i trajtojnë si hamejtë e Tarihit, pastaj si stjuardesat e Xhafës, dhe kur vriten nga krimi, shikoni si i trajtojnë. Kriminelit të vrau 4 policë në krye të detyrë, drejtësia e kapur nga Edi Rama, e bërë njësh me të, tani i dhanë atë që kërkoi vetë ai. 25 vite burg, dhe po bëhen gati ta lirojnë?. <br />Në turin e ftesës për në protestën e së shtunës, Basha ju tha qytetarëve se nuk kërkon pushtet me dhunë. <br />?Në 16 shkurt nuk dua të sillni PD në pushtet, ne do të vijmë në pushtet me votë, por ju kërkoj të bashkohemi që ta hedhim në Lanë këtë sistem të kalbur?.