Surprise Me!

Ora News - A do të përshkallëzohet protesta e 16 shkurtit? Balliu: E kanë në dorë qytetarët

2019-02-09 0 Dailymotion

#oranews #klevisballiu
Partia Demokratike është e bindur se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti Klevis Balliu tha se do të ketë revolta popullore deri në largimin e kryeministrit Rama.

Pjesë nga biesda në studio

Do të ketë kjo protestë diçka ndryshe dhe a vjen si rrjedhojë e kërkesave brenda partisë?

Balliu: E para njëherë, unë mendoj se popull më evropian seç janë francezët nuk ka. Francezët treguan si protestohet kur të bëhet një e padrejtë.

Dakord, ka një përshkallëzim të mënyrës së të protestuarit, këtë po thoni?

Balliu: Kjo është në dorën e qytetarëve dhe qytetarët janë në të drejtën e tyre të marrin çfarëdolloj mase që ato të mendojnë. Qeveria sot nuk i ka lënë asnjë rrugë tjetër, përvecse një revolte frontale dhe totale me çdo çmim kundër Edi Ramës. Të protestohet në revoltë totale deri në momentin që ky njeri të rrëzohet. Unë i jap këshillin që ai të largohet sot, ka kohë deri në datën 15. Në datën 16 këtë vend e marrin në dorë qytetarët dhe e dinë qytetarët si e heqin Edi Ramën.

Në këto kushte shkohet në zgjedhje?

Balliu: Zgjedhje me Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë sepse Edi Rama nuk do jetë këtu për zgjedhjet e qershorit. Unë kam besim tek qytetarët, kam besim tek sistemit demokratik. Unë kam besim tek forca, dhe ma kanë vërtetuar banorët e unazës të cilët nëse nuk do të kishin protestuar, brenda 10 ditëve të gjitha ato shtëpi nuk do të ishin aty. Ata treguan forcën, njësoj si banorët e unazës duhet të bëhen të gjithë qytetarët shqiptar dhe ti dalin këtij njeriu te kryeministria për ta rrëzuar njëherë e mirë dhe të jemi mëse të sigurt që qytetarët do t'ia dalin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/do-te-pershkallezohet-protesta-e-16-shkurtit-balliu-e-kane-ne-dore-qytetaret
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon