#oranews #abuzime #tendera #ministriaedrejtesie

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha.

Hoxha ishte pjesë e grupit të ish-zyrtarëve të arrestuar në lidhje me abuzimet me tenderat.

Javën që kaloi, Prokuroria e Tiranës ngriti akuza dhe lëshoi urdhër-arreste për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, drejtorin Aurel Lamçe dhe specialistët e IT-së, Arlind Alikaj dhe Lysien Ali. Gjykata vendosi masën e ?arrestit shtëpiak? për tre zyrtarët, ndërkohë që Ali është shpallur në kërkim.

Tetë nëpunës të tjerë, pjesë e grupeve të punës apo komisioneve të vlerësimit të ofertave janë gjithashtu në hetim.

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/abuzimet-me-tenderat-ish-kryesekretarja-e-min-se-drejtesise-ne-arrest-shtepie

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz