DURRËS-Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen numër 1 në qytetin bregdetar mëngjesin e sotëm.

Brenda në banesë në momentin që ka rënë zjarri ka qenë vetëm një grua e moshuar 80-vjeçe me inicialet F.C. e cila është nxjerrë me shpejtësi nga zjarrfikësit.

E moshuara ka pësuar dëmtime të lehta dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv siguron pamjet e apartamentit që u përfshi nga flakët në Durrës. Ndërkohë që nga zjarri ka vetëm dëme materiale, po hetohet për shkaqet.