VLORE-Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullota në Orikum. Flakët favorizohen edhe nga era, ndërkohë që gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se zjarri rrezikon disa banesa dhe lokale që ndodhen pranë vatrës. <br /><br />Report Tv sjell pamjet nga zjarri që ka përfshirë sipërfaqen me shkurre në Orikum. Banorët e zonës po ndihmohen edhe nga punonjësit e zjarrfikëses për të shuar flakët. Aktualisht janë dy zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.
