#oranews

Mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar mesditën e të dielës në QSUT nga një afërm i një paciente. Shkaku i dhunës sipas mjekëve ka qenë pasi mjeku Stroni i kishte thenë pacientit të priste në radhë për vaksinën e gripit. Kjo ngjarje nxorri të hënë mjekët në një protestë simbolike, duke nënshkruar dhe një peticion kundër dhunës. Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të shtojnë rojet e sigurisë në spitale.

Të dielën në mesditë mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar nga i afërmi i një paciente në QSUT. Sipas të dhënave, pacienti ka shkuar për të bërë një gjilpërë për gripin, të cilën mjekët thonë se është një shërbim që merret në ambulancën e lagjes.

Megjithatë mjeku Stroni i ka kërkuar të presë në radhë pasi nuk është urgjencë. Kjo solli edhe irritimin e familjarit të pacientes, i cili e ka qëlluar me grusht mjekun.

Pipero: Është tërhequr mjeku zvarrë nga detyra, nga momenti kur po mjekonte një të sëmurë. Është dhunuar në mënyrë shtazarake në recepsionin e spitalit.

Mjekët e spitalit infektiv në QSUT dolën në një protestë simbolike për kolegun e tyre duke dorëzuar edhe një peticion pranë drejtorisë së këtij spitali, ku kërkonin më tepër siguri në ambientin e punës.

Pas ngjarjes, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi vendimin e parë që ka marrë që ka të bëjë me regjimin në spitale për orarin e vizitave.

Policia ka shpallur në kërkim 45 vjeçarin i cili dhunoi mjekun në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv në Tiranë. Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A.M 45 vjeç banues në Tiranë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dhunohet-mjeku-ne-qsut-koleget-dalin-ne-proteste

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz