Gjatë fjalës së tij në Lushnje, Basha foli edhe për rastin e ngacmimit seksual të minorenes nga një polic në zonën e Malësisë së Madhe. Ai tha se gjatë qeverisjes së të majtëve janë hequr nga puna njerëz për të emëruar kriminelë dhe perversë.<br /><br />"Kanë hequr nga puna njerëz për të futur në punë kriminelë dhe perversë. E patë atë që ndodhi në Malësi të Madhe sot? Atë e kapte Ligji i dekriminalizimit. E kishin hequr në 2015 se e kapte dekriminalizimi dhe e kanë kthyer dhe e patë si abuzonte? Në vend që të mbronte fëmijët, abuzonte me vajzën 15 vjeç", tha Basha.<br /><br />Polici ra në prangat e kolegëve të tij pas zbulimit abuzimit seksual me një 15-vjeçare. Arrestimi i tij erdhi një orë pas denoncimit të nënës së të miturës në media.