#oranews #vrasjaneallias #gardisti
Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin këtë mëngjes (12 shkurt), ku një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, 36 - vjeçaren, Ervilma Seferi.

Menjëherë, policia dhe SHÇBA kanë vënë në pranga, gardistin 44 vjeçar, Alket Arapaj.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt i çastit.

Ora News ka pyetur fqinjët e çiftit, të cilët jashtë kamerave thonë familja ishte e rregullt dhe nuk kishte probleme.

Çifti ka edhe një fëmijë të mitur.

Ndërkohë, autori i krimit ka më shumë se 10 vjet që punon në strukturat e Gardës së Republikës.

"Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe", sqaron policia e Tiranës në njoftimin zyrtar.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ?Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-gardisti-vret-gruan-me-armen-e-sherbimit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz