Importuesit që shesin automjete të përdorura thonë se janë penalizuar nga ndalimi i importit të makinave të vjetra mbi 10 vjet.

Në një takim me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, tregtarët thanë se u duket i padrejtë vendimi për të mos lejuar hyrjen në Shqipëri të mjeteve me djegie të naftës Euro 4, kur sipas tyre, makina të tilla qarkullojnë në Itali dhe në Gjermani.

Deri në 1 Mars, tregtarët e makinave kanë afat që të bëjnë targimin e flotës që kanë për shitje, në mënyrë që të lejohen të shesin stokun që kanë blerë përpara se të hynte në fuqi vendimi për ndalimin e makinave të vjetra, por ata thonë se ky proces i ka kostot e papërballueshme për ta.

Importuesit e makinave i kërkuan autoriteteve që nëse kërkojnë të mbrojnë mjedisin, të kushtojnë më shumë vëmendje tek cilësia e naftës.

Tv Klan