#oranews #protestaestudenteve #ngacmimseksual
Dy video skandalet me protagonistë dy efektivë Policisë ngriti në protestë para drejtorisë së Policisë studentët e Shkodrës.

Në mënyrë simbolike qëndruan ulur për disa minuta.

Shkas morën nga rasti që i preku direkt, ku një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u ndalua në Fakultetin Juridik me dyshimin për ngacmimin e një studenteje.

Studentet thonë se situata e ngacmimit seksual ka prekur një bashkëmoshatare të tyre dhe një profesore.

Studente: Ka ndodhur në ambientet e fakultetit të Drejtësisë në katin e 5 tek tualetet. Tualetet janë të përbashkët si për meshkujt dhe femrat, kjo është një problematikë tjetër

Ka pasur ngacmime seksualisht por jo me prekje, thjesht me fjalë. Gjë që ka prekur një studente dhe një profesoreshë. Deklaratat janë bërë në polici.

Ky akt të merret parasysh dhe të mos na mohohen të drejtat.

Fakti që ishte efektiv policie dhe ishte i armatosur ishte një absurditet që ndodhi. Policia ishte në gatishmëri, por jo dhe aq, sepse kur u shoqërua atij nuk iu hoq arma dhe nuk iu vendosën prangat.

Ka 2 muaj që ai person shfaqet në ambientet e universitetit, por 2 ditët e fundit u bë problematik sepse kishte ngacmime me prekje dhe fjalë të herë pas hershme.

Unë kam qenë në momentin kur ai ishte në tualet dhe pas meje erdhën djemtë që na dhënë ndihmë. Reagimi i tij ishte një devijim nga lavamani dhe na futi në pjesën e meshkujve.

Të rinjtë më pas marshuan në qytet duke mbajtur në duar pankartën ku shkruhej "Prostitucion, stop dhunës, përdhunimit".

Një ditë më parë efektivi i FNSH me iniciale J.Ç u mor në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, ku përpara tyre ai ka pranuar se i ka shprehur simpatinë një vajze, por duke mohuar ushtrimin e presionit apo dhunës ndaj studenteve.

Policia ka sekuestruar edhe pamjet e fakultetit të drejtësisë për të parë lëvizjet e efektivit dhe gjithë zhvillimet e ditëve të fundit në këto mjedise.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/stop-dhunes-dhe-perdhunimit-studentet-e-shkodres-proteste-para-komisariatit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz